Zoe Kravitz ka kritikuar sitcom-in klasik “Friends”, duke thënë se disa nga shakatë e tij nuk përshtaten me kohën tonë sot, dhe do të duhej të mbeteshin në vitet 90`. Aktorja 36-vjeçare i bëri komentet e saj për serialin, ku interpreton Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe i ndjeri Matthew Perry, gjatë një interviste për People.
Kravitz theksoi se shakatë homofobike dhe disa referenca të tjera janë problematike për standardet e sotme: “Nëse shikoni Friends tani, do të thoni, ‘Uau, kjo është…’”– tha ajo, duke shtuar se është nostalgjike për modën, qytetin e New Yorkut dhe kulturën e viteve të 90-ta, por disa elemente duhet të mbahen thjesht si kujtime të kohës, shkruan DailyMail.
Komentet e saj erdhën gjatë promovimit të filmit të saj të ri “Caught Stealing”, ku ajo bashkëpunon me Austin Butler. Butler u pajtua me Kravitz, duke thënë: “Po, mbajeni këtë në vitet e 90-ta”. Kritikat e Kravitz përputhen me reflektime të mëparshme të krijuesve të serialit, të cilët kanë pranuar se disa histori dhe shaka nuk ishin të përshtatshme dhe do të donin t’i kishin ndryshuar.


