
Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, ka qenë së fundmi i përfshirë në një aksident automobilistik.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku me ironi ka shkruar:
“Kush na ka mallkuar?”.
Në pamjet e ndara nga ai, shihet qartë se makina e Shabës është dëmtuar në pjesën e përparme. Megjithatë, fatmirësisht, këngëtari ka shpëtuar pa asnjë lëndim.



