KreuCelebrity

Si të “prodhosh” një princeshë: Prindërit e Meghan Markle, pakt që të merrte “cdo gjë që donte”!

Si të “prodhosh” një princeshë: Prindërit e


“Ishte dashuri me shikim të parë”, rrëfen Thomas Markle për momentin kur lindi vajza e tij më e vogël, Meghan. Me dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, drejtori 37-vjeçar i ndriçimit po ndërtonte një jetë të re me një zonjushë që kishte takuar në sheshxhirimin e “General Hospital”.

Për Doria Ragland, e cila mbush 69 vjeç sot, Meghan ishte fëmija i saj i parë - dhe i vetëm. Tom Bower shkroi në librin e tij, Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsor-ëve se: 'Ndërsa Thomas fotografonte pafundësisht vajzën e tij, ai ra dakord me Doria-n që vajza e tyre, Meghan të merrte absolutisht gjithçka që do të donte.'

Si të “prodhosh” një princeshë: Prindërit e


Doria ishte 24 vjeç kur vajza e saj, e mbiquajtur 'Flower', erdhi në jetë 4 gushtin e vitit 1981. Thuhet se ajo donte ta quante Rachel, por Thomas preferoi Meghan, dhe brenda pak ditësh, shkruan Bower, emri Rachel u harrua. 'Thomas im ishte më i dashuruar me të se kushdo tjetër në botë, dhe kjo përfshinte edhe Doria-n. Ajo u bë e gjithë bota e tij, Princesha e tij e vogël,: Bower, një ish-gazetar i BBC-së dhe biograf i i suksesshëm nënvizon se: “Që kur ishte foshnjë, çdo shenjë pakënaqësie e saj duhet të qetësohej menjëherë me dhurata. E shumëadhuruar nga prindërit, Meghan do të sigurohej pafundësisht se ishte e veçantë. Dashuria e pakushtëzuar e nënës dhe babait, në mënyrë të pashmangshme formësoi karakterin dhe personalitetin e Meghan,” vazhdon biografi.

Meghanit, e cila u bë e njohur me rolin e saj në serialin ligjor Suits përpara se t'i bashkohej Familjes Mbretërore, iu dha gjithçka që i nevojitej për të ndjekur një karrierë aktrimi që në moshë të re. Thomas komentoi mbi efektin që aktrimi pati tek e bija në një dokumentar të Channel 5 të vitit 2020, duke thënë: “Mendoj se i dhashë një ndjenjë krenarie, mendoj se i dhashë një ndjenjë detyre dhe pune, mendoj se Meghan do të thoshte se bëra një punë shumë të mirë si baba. Ajo po rritej dhe po bëhej një zonjushë shumë e mirë. U përfshiva në shfaqje shkollore sepse pashë disa prej tyre, dhe pashë që kishin nevojë për shumë punë. U ofroj të ndihmoj me ndricimin e t`i vendosja vetë dritat, të ndërtoja disa skenografi dhe t'i bëja të dukeshin sa më të vërtetë, dhe Meghan ishte në pothuajse të gjitha ato shfaqje, “ rrëfen ai. Doria i nguliti një mesazh të fuqishëm vajzës së saj që në moshë të vogël. Motoja e saj ishte: "mos e jep qumështin falas" - ose mos bëj asgjë pa marrë dicka në këmbim."