KreuCelebrity

Aktorja dhe modelja e njohur martohen pas 7 vitesh lidhjeje!

 

Aktorja e njohur e filmit “Kick-Ass”, Chloë Grace Moretz ka kurorëzuar dashurinë me partneren e saj, modelen Kate Harrison l gjatë fundjavës së festës së Labor Day në SHBA.

Ceremonia, e konfirmuar nga Vogue, u mbajt pas shtatë vitesh lidhjeje. Moretz zgjodhi një fustan sateni në ngjyrë blu  të Louis Vuitton, ndërsa Harrison u shfaq në të bardha.

“Një pjesë e madhe e dasmës ka të bëjë me ndarjen e gjërave që Kate dhe unë i duam me njerëzit tanë më të afërt,” – tha Moretz për Vogue para ceremonisë.

Dasma pati edhe elementë unikë: nga peshkimi dhe kalërimi, tek pokeri me një tapet të personalizuar nga Harrison, ndërsa dita e dytë përfshinte line dancing. Aktorja pranoi se që fëmijë nuk e kishte menduar kurrë veten me një fustan tradicional nusërie, ndaj zgjodhi diçka ndryshe: një vello blu të lehtë dhe një pamje elegante e jo tipike.

Chloë dhe Kate u lidhën për herë të parë në vitin 2018, kur u fotografuan duke u puthur në Malibu. Ata shpallën fejesën në prag të Vitit të Ri 2024 me një foto të unazave të tyre.

“Ne kemi qenë bashkë gati shtatë vite dhe tani po e bëjmë këtë premtim në një formë të re, duke shkëmbyer betime,” – tha Moretz. – “Më e rëndësishmja është të zgjedhësh çdo ditë të qëndrosh pranë njëri-tjetrit.”