Këngëtari i njohur Bardh Idrizi ka zgjedhur fjalë plot dashuri për të uruar partneren e tij, Sara Gjordenin, në ditën e saj të veçantë. Në një postim në Instagram, Bardhi shkroi:
“Happy birthday my wife. Gjithmonë i bekum që e kam dikon si ti shok t’jetës. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke beku me gjithçka që i kam kërkuar Zotit!”
Mesazhi i tij i ngrohtë shprehte mirënjohje dhe dashuri për Sarën, ndërsa nuk mungoi edhe një dëshirë e ëmbël për të ardhmen: “Ditëlindjen tjetër ishalla bohet Nea me vlla.”
Reagimi i Sarës nuk vonoi. Ajo e shpërndau urimin në rrjetet sociale, duke shtuar me humor:
“Gjithçka ok deri tek pjesa e fundit e fjalisë.”
Ky shkëmbim i ëmbël dhe plot shaka mes çiftit ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë dhe marrëdhënien e tyre plot dashuri e humor.


