Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, po e shijon periudhën e re të jetës si nënë, duke e përqafuar me shumë bukuri edhe ndryshimet që sjell shtatzënia dhe lindja. E njohur për stilin dhe energjinë e saj, Dafina ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku tregon trupin e saj 1.5 muaj pas lindjes. Në mbishkrimin e postimit, ajo shprehet:
“1.5 muaj pas lindjes, duke mësuar, duke dashur dhe duke përqafuar çdo pjesë të këtij trupi të ri.”
Shtatzënia sjell transformime natyrale në trupin e çdo gruaje, të cilat vazhdojnë edhe pas lindjes – dhe Dafina duket se i ka pranuar me dashuri e krenari.
Pavarësisht ndryshimeve, këngëtarja shkëlqen plot energji. Ajo ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj kujdesit për trupin dhe aktivitetit fizik, dhe tani publiku e sheh edhe më të fortë, duke i dhënë një mesazh të fuqishëm grave: të duan dhe të pranojnë çdo fazë të jetës së tyre.
Dafina u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Daskan, një moment që ka sjellë gëzim të madh në jetën e saj.


