
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho foli sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Një ndeshje e cila do të shërbejë si përgatitje për atë zyrtare ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë. Sfidën ndaj Letonisë, Sylvinho e quajti një përballje të rëndësishme.
“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe i organizuar. Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara.", tha trajneri i kuqezinjëve.
Largimi i Adrian Bajramit nga kombëtarja shqiptare për t'iu bashkuar asaj të Zvicrës ka bërë bujë në media. Lidhur me këtë lëvizje të papritur, për më tepër që tashmë ishte shpallur edhe formacioni zyrtar, nuk mund të mungonte edhe reagimi i Sylvinho-s. Edhe pse nuk shmangu polemikat gjatë deklaratës së tij, Sylvinho zbuloi se kishte folur 30 minuta me lojtarin në tel pas njoftimit të lajmi. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje duke thënë se këto janë lëvizje normale në futboll, madje nodhin me çdo kombëtare në botë.
"Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare, nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 30 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë, madje edhe te Brazili, kur lojtarët ishin mes Brazilit dhe Italisë. I uroj çdo të mirë lojtarit.", tha Sylvinho.
Grumbullimi i Kombëtares ka nisur të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00. Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
-
-
Moti për sot i paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të pandryshuara!
4 Shtator, 09:42


