KreuCelebrity

“Je shtatzanë, kush është babai?”: Cardi B godet paparacin me stilolaps!

“Je shtatzanë, kush është babai?”: Cardi B godet

Reperja e njohur Cardi B ka shkaktuar një moment tensioni në Los Angeles, pasi goditi me një stilolaps një paparac që e pyeti për thashethemet mbi një shtatzëni të mundshme.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, paparaci i afruar e pyet artisten për pretendimet se ish-partneri i saj, Offset, po mburrej se “e kishte lënë shtatzënë për herë të katërt”. Situata u ndez edhe më shumë kur ai shtoi një pyetje mbi një të ashtuquajtur “problem atësie” me partnerin aktual të Cardi B, futbollistin Stefon Diggs.

E irrituar nga pyetjet, reperja mori një stilolaps nga një fans dhe e hodhi drejt paparacit, duke e qortuar për “mungesë respekti”. Ngjarja ndodhi në momentin që Cardi B po largohej nga gjykata, dhe videoja u bë menjëherë virale në rrjet.

“Je shtatzanë, kush është babai?”: Cardi B godet