KreuCelebrity

Shfaqje luksi dhe mashtrime, Ledjona Xheladinaj: Ata që shesin jetën si përrallë online…neveri!

Shfaqje luksi dhe mashtrime, Ledjona Xheladinaj: Ata që shesin jetën

Ledjona Xheladinaj ka shperthyer ndaj fasadës në rrjetet sociale, e në një postim në “Instastory”, gazetarja u shpreh:
“Më është neveritur çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit. Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman… Ps: mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nerva.”

Ky reagim i saj ka ngjallur diskutime mes ndjekësve, duke rikthyer në vëmendje kontrastin mes realitetit dhe jetës së idealizuar që paraqitet në rrjetet sociale.

Ledjona zbulon se pas statusit të parë i kanë bërë ‘unfollow’ në profilin e saj në “Instagram”.

Por ka shtuar se nuk i intereson aspak një gjë e tillë.

“Më paskan bërë UNFOLLOW pas statusit. Hey SIRI si i thonë shqip ‘Nuk na plas hiç’”, ka shkruar gazetarja në postimin në fjalë.

Shfaqje luksi dhe mashtrime, Ledjona Xheladinaj: Ata që shesin jetën