KreuCelebrity

Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i jep fund fejesës!

Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i jep fund fejesës!

Një nga çiftet e showbiz-it shqiptar, Vesel Kurtishaj dhe këngëtarja Frosina Muji, i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Fituesi i “Big Brother 8” i kishte propozuar për martesë partneres së tij vitin e kaluar në një skenë përrallore – në majën e ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, shkruan Prive. Propozimi i bujshëm bëri jehonë në mediat rozë dhe ishte një hap i madh drejt kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i jep fund fejesës!

Por, pas disa vitesh bashkë, çifti duket se ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe madje kanë fshirë çdo postim të përbashkët.

Dyshimet për ndarjen u forcuan nga mungesa e postimeve të përbashkëta në Instagram, ata kanë fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tyre, duke e mbyllur këtë kapitull në heshtje dhe diskret. Ky zhvillim ka habitur fansat, pasi çifti shiheshin shpesh si një nga historitë më të bukura të dashurisë së showbiz-it shqiptar.

Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i jep fund fejesës!