
Pas mbarimit të “BBV4”, Egli dhe Gjesti, çifti që mori gjithë vëmendjen e publikut, nuk janë parë më bashkë. Secili vazhdoi me projektet e tij dhe gjatë sezonit veror daljet e tyre televizive kanë qenë të pakta. Egli publikoi disa projekte muzikore dhe ishte e ftuar në disa koncerte, të cilat patën shumë komente negative madje dhe u quajtën të dështuara.
Mesa duket Egli ka vendosur të shkëputet përsëri nga muzika dhe t'i rikthehet televizionit, por këtë herë ndryshe. Tashmë nuk do ta shohim Eglin në një reality show, por si moderatore madje në një program mjaft të ndjekur nga publiku. Sipas aludimeve Egli do të moderojë një nga rubrikat e programit "E Diell" dhe kjo është hera e saj e parë në këtë pozicion.


