KreuCelebrity

Egli Tako, moderatore e një emisioni të njohur televiziv?!

Egli Tako, moderatore e një emisioni të njohur televiziv?!

Pas përfundimit të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku romanca me Gjestin u kthye në një nga temat më të diskutuara, Egli ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut. Çifti nuk u pa më bashkë, ndërsa secili prej tyre u përqendrua tek projektet personale.

Egli publikoi disa këngë pas daljes nga shtëpia më e famshme, por pritja nuk ishte ajo që pritej: komentet kritike e shoqëruan muzikën e saj, e pati dhe disa qe e cilesuan si “të dështuar”. Megjithatë, duket se ajo nuk ka ndërmend të ndalet.

Së shpejti, Egli do të rikthehet në televizion, këtë herë në një rol tërësisht të ri: atë të moderatores. Ajo pritet të drejtojë një rubrikë në programin e njohur “E Diell”, një hap i rëndësishëm për të, duke qenë se është paraqitja e saj e parë në këtë format.

Ky projekt vjen në një moment kyç për Eglin. Pas një periudhe të vështirë në muzikë, roli i ri në ekran mund të shërbejë si një shans për të rifituar besimin e publikut dhe për të treguar një tjetër anë të talentit të saj. “E Diell” është një program me një audiencë të gjerë dhe rubrika të larmishme, çka i jep Eglit hapësirën për të provuar veten në një fushë të re.

Ky është një kapitull i ri për vajzën që fitoi zemrat e publikut me historinë e saj në “Big Brother VIP”, dhe tani synon të dëshmojë se karriera e saj sapo ka filluar.