KreuCelebrity

Jona Spahiu, nënë për herë të dytë: Poston fotot e vogëlushes!

Jona Spahiu, nënë për herë të dytë: Poston fotot e

Moderatorja e dashur për publikun, Jona Spahiu, ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj: ajo është bërë nënë për herë të dytë. Jona ka sjellë në jetë një vajzë të vogël, të cilën e ka pagëzuar me emrin Freya, një emër i veçantë dhe plot kuptim. Moderatorja publikoi në Instagram disa foto nga momentet e para me bebushen, duke ndarë emocionet e forta të kësaj përvoje të re.

Jona Spahiu, nënë për herë të dytë: Poston fotot e

“Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, – ka shkruar ajo krah postimit, i cili u mbush menjëherë me urime e komente pozitive nga miq, kolegë dhe fansa.

Jona Spahiu, nënë për herë të dytë: Poston fotot e

 

Jona Spahiu njihet prej vitesh për profesionalizmin, elegancën dhe lidhjen e saj të ngrohtë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po hap një kapitull të ri dhe të bukur të jetës familjare, të mbushur me dashuri, dritë dhe lumturi.