Sezoni i ri i emisionit politik “Top Story” në Top Channel nisi mbrëmë nën drejtimin e moderatores dhe ish-deputetes Grida Duma. Por përpara se debati të futej në thellësitë e krizës politike, një moment surprizues tërhoqi gjithë vëmendjen.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në panel, iu drejtua Dumës me fjalët: “Kënaqësia ime e përjetshme”. Një frazë që ndezi buzëqeshje në studio dhe shpërtheu rrjetet sociale me komente.
Disa e panë si një kompliment të sinqertë, të tjerë si një mënyrë për të thyer akullin në një debat të tensionuar. Por nuk munguan as komentet më “pikante”, duke kujtuar se në media është përfolur prej kohësh për një raport sentimental mes Salianjit dhe Dumës.
Pas këtij episodi, emisioni vijoi me temat e nxehta të ditës: përqendrimi i pushtetit, decentralizimi dhe ndërtimet pa leje. Në panel ishin gjithashtu Lorenc Vangjeli, Anila Basha, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

