KreuCelebrity

Zbulohen 7 emra të rinj që mund të jenë pjesë e "Big Brother Vip 5"!

 

Kanë kaluar pak muaj që nga përfundmi i edicionit të katërt të "Big Brother Vip". Me nisjen e sezonit të ri televiziv, ka nisur edhe kurioziteti për edicionin e tij të pestë, datën e nisjes, moderatorin dhe banorët e rinj. 

Së fundmi kanë qarkulluar disa emra të personazheve të njohur shqiptarë që përfliten që mund të jenë banorët e "BBV5". 

Lore, Hilda Kertalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha dhe Renee Reffo janë fytyrat e njohura shqiptare që priten të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.