KreuCelebrity

Gjermani, 17 vjeçari nga Kosova qëllohet për vdekje nga policia – sulmoi mësuesen me thikë!

Gjermani, 17 vjeçari nga Kosova qëllohet për vdekje nga policia

Pas një sulmi me thikë, një operacion i madh policor dhe i shërbimeve të emergjencës është duke u zhvilluar aktualisht në Essen të Gjermanisë.

Sipas Bild, sulmuesi me thikë është një 17-vjeçar nga Kosova. Ai u qëllua për vdekje nga policia. Policia fillimisht e raportoi të dyshuarin si 18 vjeç, por mosha u korrigjua më vonë. I riu ishte nxenes në kolegjin profesional. Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë, e u largua me vrap pas sulmit.

Dëshmitarë aty e raportuan të dyshuarin në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur një njësi e operacioneve speciale (SEK) iu afrua, 17 vjecari dyshohet se vrapo drejt oficerëve me një thikë.

Policia e qëlloi më pas. Ai u plagos rëndë dhe u desh të intubohej dhe më pas u raportua i vdekur.

Të paktën dhjetë nxënës pësuan tronditje – ata kishin qenë dëshmitarë të incidentit.