KreuCelebrity

Erand Sojli: Divorci gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë njeriut! Familja është baza! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

Erand Sojli: Divorci gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë

Erand Sojli është nga aktorët e dashur të skenës dhe ekranit shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë një mungesë të ndjeshme në fushën e aktrimit në vend. Megjithatë, kjo verë e solli atë më afër, ndryshe nga çfarë ne ishim mësuar ta shihnim. Dhe në fakt, kjo ishte një zgjedhje e vetë Erandit, për të ardhur te publiku i tij, përtej roleve, përtej skenës, për të njohur Erandin e vërtetë. U takuam me Erandin mëngjesin e muajit gusht për të realizuar fotot e revistës “Bordo” dhe intervistën, ku kuptuam që nuk është aspak njeri mëngjesi, më shumë se sa nate.

Përse Ferma VIP dhe jo Big Brother?

"Të kem një sfidë me veten për t’u larguar nga çdo gjë, për të ndalur kohën. Jo se kam ndonjë kundërshti në raport me Big Brother, janë dy formate krejt të ndryshme. Secila ka veçantinë e vetë, kështu që për mua janë të pakrahasueshme."

Me cilët nga artistët e Fermës ruan ende marrëdhënie të mira?

"Për artistët e Fermës kam absolutisht konsideratë sepse kanë qenë në një farë mënyre bashkëvuajtës, por veçoj natyrisht Big Bastën, Elinarën, Big Mamën, natyrisht për karakteret e ndryshme që ato janë dhe si ves profesional i imi që kam shumë qejd të eksploroj mbi karakteret dhe është vërtetë një lojë karakteriale në fund të ditës, sigurisht për të gjithë. Anduelin po ashtu, por në veçanti natyrisht ajo çfarë na ka bashkuar më shumë që është mentaliteti, është sensibiliteti."

Marrëdhënia juaj me Elinarën brenda në Fermë dhe jashtë Fermës?

"Për shkak të standartit që njëjtë që ne kemi në jetën tonë të përditshme, për shkak të mentalitetit, natyrisht kemi diferenca të vogla por në atë botë aty me karakteret që ishin, natyrisht që Elinara ishte njeriu më i afërt për të ndarë mendimet, për të ndarë gjithçka mund të themi që mund të ndajnë 2 njerëz që nga e panjohura bëhen miq shumë të mirë. Marrëdhënia me Elinarën pas Ferme, na ka marë jeta të dyve në punët tona, në gjërat tona. Mendoj që brenda konsideratës që kemi për njëri tjetrin ashtu e kemi pasur dhe ashtu e ruajmë. Pavarësisht se nuk takohemi, thjesht kur na pjek rastësia është njësoj si të takosh një mik të vjetër dhe e fillon aty ku e ke lënë bisedën."