Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Drenusha Latifi, ka shqetësuar fansat e saj me një postim të papritur në rrjete sociale.
Përmes një Instastory, ajo publikoi një fotografi nga spitali, ku shfaqej e shtrirë në shtrat, duke i shoqëruar imazhin me mbishkrimin:
“Veç po ju kallxoj se ky virus nuk ish me bo hajgare”.
Ky mesazh i drejtpërdrejtë ka bërë që ndjekësit të shprehin menjëherë shqetësim dhe t’i urojnë shërim të shpejtë.
Drenusha, e cila u bë e njohur për publikun falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e tretë të BBVK, shpesh ka ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun. Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo ka ruajtur vëmendjen e mediave rozë me postimet e saj të hapura dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me fansat



