Saga e përplasjeve mes reperit Fero dhe ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, vijon të prodhojë reagime të forta.
Këtë herë, reperi publikoi në Instastory një mesazh të gjatë, që sipas tij ia kishte dërguar një ndjekës anonim. Në tekst, pretendohej se Arbenita kishte raporte të prishura me familjen e saj dhe se konfliktet e brendshme kishin ndikuar edhe në vdekjen e babait të saj.
Mbi këtë mesazh, Fero shtoi një koment që tronditi ndjekësit: “E vrave babain tënd, më vjen keq për ty, por më shumë për babain”.
Pikërisht ky reagim e bëri postimin edhe më të ashpër, duke ndezur reagime të shumta për gjuhën e përdorur.
Në mesazhin që publikoi Fero, ndjekësi anonim shkruante:
“Unë Arbenitën e kam ish-kojshike. I ndjeri baba i saj nuk ka folur me të dhe asnjë prej motrave. Vëllezërit nuk i flasin motrave prej kohësh. Krejt Kumanova thonë që Arbenita e ka mytë babën e vet prej stresit që ia ka shkaktuar. Besomë ka shumë gjëra që nuk kisha preferu me i folë…”
Pak më vonë, Instastory u fshi nga profili i Feros, gjë që u pa si e pritshme për shkak të përmbajtjes së rëndë dhe delikate, që përfshinte edhe figurën e ndjerit babait të Arbenitës.


