Pas reagimit të bujshëm të modeles Arbenita Ismajli, e cila publikisht rrëfeu përvojën e saj të vështirë gjatë lidhjes me reperin Fero, nuk ka munguar kundërpërgjigjja e këtij të fundit.
Në një postim në Instagram, Fero e ka cilësuar rrëfimin e Arbenitës si “të rremë” dhe “shpifje”, duke e goditur me tone të ashpra.
“3 vite më vonë… tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’di, je analfabete,” shkruan ai, duke ironizuar ish-partneren.
Reperi shtoi gjithashtu se fama e vogël që modelja ka sot lidhet vetëm me faktin se ishte pranë tij, duke mohuar çdo akuzë për dhunë, përdorim droge apo mungesë përgjegjësie ndaj vajzës së tyre.
Më tej, ai pretendon se Arbenita ka folur publikisht vetëm pasi ndaj tij u shpall një urdhër-arresti, duke e akuzuar se po përpiqet të njollosë emrin e tij në opinionin publik.
Ky reagim i Feros ka ndezur edhe më shumë debatin mes ndjekësve në rrjete sociale, ku komentet janë ndarë mes mbështetjes për Arbenitën dhe atyre që qëndrojnë në anën e reperit.


