
Zoë Kravitz dhe Harry Styles zyrtarizuan romancën e tyre të re, duke u kapur “mat” gjatë një shëtitjeje në Williamsburg, Brooklyn, të mërkurën pasdite.
Sipas një dëshmitari për Page Six, dyshja u panë duke mbajtur duart dhe duke qeshur. “Ishin shumë të qetë dhe të afërt, ishte e qartë që janë çift,” tha burimi.
Ky është dalja e tyre e parë publike në SHBA, pasi muajin e kaluar u panë për herë të parë bashkë në Romë, ku Kravitz e mbante për krahu ish-anëtarin e One Direction. Më pas, tabloidet britanike raportuan se ata u panë duke u puthur gjatë një nate romantike në Londër.
Zoë Kravitz, 36 vjeç, është aktualisht në tur promovues për filmin e saj të ri me aktorin Austin Butler, me të cilin gjithashtu u përfol për një lidhje, por burime pranë tyre e mohuan duke theksuar se janë vetëm “miq të ngushtë”.
Ndërkohë, Harry Styles, 31 vjeç, i njohur për lidhjet me emra si Taylor Swift dhe Olivia Wilde, duket se ka gjetur një histori të re dashurie me vajzën e ikonës së muzikës Lenny Kravitz.
