KreuCelebrity

Kate Middleton përballet me kritika për ndryshimin në pamje

Kate Middleton përballet me kritika për ndryshimin në pamje
Kate Middleton, Princesha e Uellsit, u bë kryefjalë e mediave me pamjen e saj të re, pasi pas pushimeve verore u shfaq me flokë në nuancë bionde.

Transformimi solli reagime të ndryshme dhe disa kritika, por ish-shërbëtori mbretëror, Grant Harrold, i doli në mbrojtje.

Në një prononcim, ai u shpreh se Kate “duket mahnitëse” dhe theksoi se princesha gjithmonë ka eksperimentuar me ndryshime të vogla, duke ruajtur elegancën e saj karakteristike.

Duke kujtuar periudhën e vështirë që ajo kaloi vitin e shkuar për shkak të problemeve shëndetësore, Harrold shtoi: “Pse të mos e shijojë jetën? Ajo përpiqet të ndihet mirë me veten dhe të ketë një pamje të bukur. Njerëzit duhet ta respektojnë dhe ta mirëpresin këtë ndryshim.”