Ajka, vajza e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku, u ul sot per herë të parë në bankat e shkollës, moment që ka emocionuar pafund prindërit e saj. Ata e kanë shoqëruar të bijën në ditën e saj të parë të shkollës, e ndane edhe postime per kete në rrjete sociale.
"Ajka ime, sot hapi yt i parë në klasë të parë më mbushi zemrën me krenari e lot gëzimi. Ti je ëndrra ime më e bukur që po rritet çdo ditë… uroj që çdo bankë shkollore të të sjellë dritë, dije dhe kujtime të paharrueshme. Për mua do mbetesh gjithmonë fëmija im i vogël, edhe kur bota do të të quajë e rritur.”, ishte mesazhi i Xhensiles.
Ndërsa Bes Kallaku, i cili publikoi një foto krah së bijës dhe prindërve të tij, dukej i lumtur dhe e uroi dhe me shumë dashuri:
“Suksese Ajka ime në të parën ditë të shkollës. Lulja e bukur e gjakut tim”.
Ky moment i ëmbël dhe i paharrueshëm për Ajkën tregon se pavarësisht rrugëve të ndara të prindërve, dashuria dhe përkushtimi për fëmijët mbetet gjithmonë në qendër.


