
Regjisorja dhe aktorja e njohur Andia Xhunga ka korrur një tjetër sukses të madh, këtë herë në rolin e regjisores së Teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Xhunga këtë herë erdhi si regjisore me komedinë “Vendi më i humbur në Shqipëri”.
Shfaqja triumfoi në Koko Fest, Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, duke u vlerësuar me plot pesë çmime, mes tyre edhe trofeu për “Regjinë më të mirë” që iu dha vetë Andia Xhungës.
Çmimet e fituara ishin:
Shfaqja më e mirë
Regjia më e mirë – Andia Xhunga
Aktori protagonist më i mirë – Gentian Zenelaj
Aktori i ri më i mirë – Aleks Seitaj
Çmimi i publikut
“Jam e lumtur që në shfaqjen time të parë si regjisore arrij të sjell këtë triumf për teatrin dhe publikun. Ky është vetëm fillimi,” – u shpreh Xhunga pas vlerësimit.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e saj në artin shqiptar, duke treguar se talenti i saj shtrihet përtej aktrimit edhe në regji.
