KreuCelebrity

Fansat të bindur: Kënga e re e Olsit ka një mesazh për Eglin!

Fansat të bindur: Kënga e re e Olsit ka një mesazh për

Nje diskutim i ri eshte ndezur ne rrjetet sociale rreth dyshes së dikurshme, Olsi Bylyku dhe Egli Tako, pas disa postimeve qe ndjekesit i kanë parë si më shumë se rastësi. Fillimisht, Egli publikoi në Instagram disa foto ku kishte veshur një fund të zi, të shoqëruara me fjalën “AURA”. Vetëm 24 orë më vonë, Olsi hodhi në rrjet pjesë nga kënga e tij e re “Haram”, ku shkruante:

“Fustani zi Pantera…Sa e pash, AURA…Nuk po munem me ja marr vemendjen as me batuta…Amo trunin ma ka lujt, Kush budall me ty ka lujt? Vetëm shansin me ma dhon me qen n’krah t’je t’isha lut…”

Fansat të bindur: Kënga e re e Olsit ka një mesazh për


Kjo përputhje i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se kënga është një dedikim i hapur për Eglin. Shumë kujtojnë se edhe gjatë qëndrimit të saj në “BBV”, disa projekte të Olsit u interpretuan si mesazhe të fshehura për ish-partneren e tij.

Fansat nuk e kanë lënë pa komentuar, ku dikush shprehet: “AURA dhe në foton e Eglit, rastësi?”

Ndërsa një tjetër shkruan: “Na fal o Olso, po teksti duket fiks për Eglin!”

“WOW! Sa pashë AURA, më pas thotë kush budalla ka lujt me ty…Olsi mos do të na thuash diçka?” – shkruan dikush.

“Fusanti i zi, pantera, sytë e tu më kanë verbu, kush budallë ka lujt me ty, si ti me vite s’kam pa. Kjo këngë duket nga e ka marrë frymëzimin” – shkruan një tjetër.