Bieta Sulo, ka ndarë si rrallehere me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e saj private. Moderatorja e “Ftesë në 5” publikoi ne profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej një buqetë elegante me trëndafila të kuq, të shoqëruar me mbishkrimin plot domethënie: “20 trëndafila për 20 vite dashuri.”
Postimi i Bietës u pasua menjëherë nga dhjetëra komente të ndjekësve, të cilët i uruan çiftit edhe shumë vite të tjera dashurie e lumturie.


