KreuCelebrity

Erdha nga Ukraina, s'dija shqip, s'njihja njeri, tani kam 3 fëmijë! Rrëfehet Oksana! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

“Shqiptarë me Zemër” kjo do të jetë rubrika jonë më e re në platformën tonë YouTube ku do të sjellim personazhe me kombësi të ndryshme të cilët kanë zgjedhur si vendin e tyre të jetës dhe të zemrës, Shqipërinë.

Nuk dinte shqip, nuk njihte njeri dhe u dashurua me një shqiptar, kjo është historia e Oksanës, e cila zgjodhi karrierën dhe dashurinë në Shqipëri 13 vite më parë duke lënë pas Ukrainën.

Si ndjehesh duke jetuar në Shqipëri?

Ndihem shumë e lumtur dhe me fat realisht, sepse kur kam ardhur për herë të parë këtu, si të gjithë kam folur mitet për shqiptarët, jo aty është tmerrshëm, frikshëm, obobo ku po shkon a e ke parë çfarë bëhet atje. Shqipëria të bën për vete. Njerëzit të bëjnë për vete, biles mund ta them që shqiptarët duan të huajt më shumë se shqiptarët.

Çfarë të pëlqen më shumë këtu?

Më pëlqejnë njerëzit e qetë, më pëlqen që të gjithë e marrin me qetësi. Unë në fakt këtë po e mësoj avash  avash, gjithmonë jam njeri i programuar, çdo gjë e bëj me agjent, ndërsa shqiptarët “hë mi çke ti, mos e vrit mendjen.” Duhet ta mësoj pak këtë pjesë, sepse realisht stresohemi ndonjëherë më shumë se ç’duhet dhe duhet të mësohemi të jemi dhe ne me slow motion, ta marrim pak me qetësi.

Cila ka qenë sfida më e madhe me të cilën je përballur nga jetesa në Shqipëri?
 

Sfida më e madhe ishte në fillim, rrugëtimi me punën në Real State, por kjo sfidë më ka bërë dhe më të fortë, më ka bërë mua që të mos kem frikë të përballem me gjërat që ndodhin të reja, të dal nga zona e komfortit, të di që çdo hap që ndodh në jetën time, duhet ta bëj këtë hap në qoftë se dua të rritem. Sepse nuk është aq e lehtë ta bësh një profesion në moshën 21 vjeçare, ku ti sapo ke mbaruar një universitet në Ukrainë dhe ta bësh profesion duke mësuar ligjet e Shqipërisë kur nuk di akoma gjuhën shqip. Por jam e bindur që me dëshirën është çdo gjë e arritshme, në qoftë se ke dëshirën disiplinën është çdo gjë e mundur.