KreuCelebrity

Tokyo e "La Casa de Papel" shtatzënë për herë të parë, publikon foton me barkun e rrumbullakosur!

 

Aktorja katalanase Úrsula Corberó ka emocionuar ndjekësit e saj duke njoftuar në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. Ky lajm ka tërhequr vëmendjen e mijëra fansave, të cilët janë të lumtur për çiftin dhe urimet janë të shumta.

“Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi aktorja spanjolle në postimin e saj të shtatzënisë, 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Úrsula Corberó (@ursulolita)

Úrsula dhe Chino janë një çift i njohur në industrinë e argëtimit, dhe lidhja e tyre ka nisur që nga viti 2015–2016, kur u takuan për herë të parë në sheshxhirimin e serialit të njohur "La Embajada". Ajo që filloi si një bashkëpunim profesional, u shndërrua shpejt në një histori dashurie, pasi mes tyre shpërtheu një "shkëndijë". Sipas Úrsulës, pas një përshtatjeje kostumesh, ajo e kishte prezantuar veten duke i thënë: “Përshëndetje, unë jam e dashura jote”.

Pas xhirimeve të një scene intensive, ata shkëmbyen puthjen e parë dhe një ftesë për darkë, që do të ishte fillimi i një lidhjeje të fortë e të qëndrueshme. Pavarësisht se jetonin mes Spanjës dhe Argjentinës, çifti ka ruajtur një marrëdhënie të fortë dhe të dashur. Gjatë pandemisë, ata vendosën të zhvendoseshin së bashku në Argjentinë, për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin, dhe tani jetojnë së bashku në Barcelonë.