Pranvera, një nga influencueset shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ka ndezur diskutime pas një sesioni pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram.
E pyetur nëse ka mundësi ta shohim në Big Brother VIP Kosova, ajo dha një përgjigje intriguese: “Hmm”, duke e shoqëruar edhe me etiketimin e partnerit të saj.
Megjithatë, kur pyetja kaloi tek mundësia e rikthimit të saj në ekran, reagimi i Pranverës ishte i qartë dhe i prerë: “JO! Nuk është në planet e mia për momentin.”
Pranvera dhe Marjani, të cilët pak muaj më parë u bënë prindër të djalit të tyre, Janin, duket se tani e kanë përqendruar vëmendjen tek familja.
Edhe pse ajo e mohoi për momentin, fansat vazhdojnë të hedhin hipoteza për një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në reality show-n më të ndjekur në Kosovë.


