
Ronela Hajati ka bërë hapin që fansat e saj prisnin prej kohësh. Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar në rrjete sociale tri foto krah një mashkulli, duke konfirmuar në heshtje një lidhje të re dashurie, shkruan Indeksonline.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, Ronela duket e buzëqeshur dhe mjaft e afërt me partnerin, ndërsa ambienti relaksues ku janë shkrepur fotot lë të kuptohet se çifti po kalon momente të bukura.
Reagimet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me komente mbështetëse dhe urime për çiftin.



