KreuCelebrity

Fejesë pas vetëm 3 muajsh njohjeje, ish konkurenti i “Për`puthen” prezanton “mrekullinë e jetës”!

Fejesë pas vetëm 3 muajsh njohjeje, ish konkurenti i

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ishte së fundmi i ftuar në “Ftesë në 5” së bashku me partneren e tij, Xhesiana Zahoaliaj, ku folën për jetën si çift i sapo-fejuar.

Fejesë pas vetëm 3 muajsh njohjeje, ish konkurenti i

Dyshja tregoi se njohja e tyre nisi krejt rastësisht, në një ditë me shi në një nga kafenetë e Tiranës. Edhe pse kanë vetëm pak muaj që jetojnë bashkë, vendimi për t’u fejuar erdhi nga Albi, i cili u shpreh i bindur: “Kam gjetur mrekullinë e jetës.”

Xhesiana nuk e fshehu natyrën e saj xheloze, duke pranuar se shpeshherë i shkruajnë mesazhe për Albin. Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e mbështetur nga të dy familjet. Madje, prindërit e Albit e surprizuan Xhesin me një videomesazh ku me humor ku i kerkonin nje femije. 

Nuk munguan megjithate as skeptiket, teksa shume prej komentuesve shkruan se :"Nuk ka mundësi të jenë fejuar brenda tre muajsh njohje, por do jenë njohur prej kohësh dhe vetëm tani e kanë deklaruar".