KreuCelebrity

Habit Vjosa Osmani: Përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të një kameramani të mërkurën, duke deklaruar se disa gazetarë kanë rrezikuar sigurinë e vajzave të saj. Ajo ka denoncuar për publikimin e vendndodhjes, klasave dhe incizimeve të paautorizuara të tyre gjatë kohës që frekuentonin shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Osmani ka konsideruar se gazetarët asnjëherë nuk e kanë raportuar faktin se ajo i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë. Ajo ka shtuar se, ashtu sikurse edhe nxënësit e tjerë në vend, edhe vajzat e saj janë përballur me probleme: ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, mungesë pastrimi dhe mungesë sigurie në shkollë.

“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, përkundër moshës së tyre të mitur […] Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot”, ka shkruar Osmani.

Në lidhje me rastin, presidentja u shpreh se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre ditore, duke i ekspozuar ato ndaj rrezikut të sulmeve, kërcënimeve apo edhe rrëmbimeve. Ajo paralajmëroi ndërmarrjen e çdo mase ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga “përndjekja e përsëritur” dhe veprimet që ajo i konsideron të rrezikshme dhe të paligjshme.

“Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë”, ka nënvizuar më pas Vjosa