Iryna Zarutska, një refugjate ukrainase 23 vjeç, u qëllua për vdekje në mënyrë të papritur në nje tren metroje në Charlotte, Karolina e Veriut. Ngjarja ndodhi më 22 gusht dhe ishte kapur nga kamerat e sigurise, por vetëm tani u bë publike.
Si ndodhi episodi shokues:
Iryna hyri në tren, ul në një sedilje pranë vendit ku ndodhej autori, Decarlos Brown Jr., 34 vjeç dhe gjate gjithe kohes thjesht shikonte celularin e saj. Pa asnjë sinjal paraprak, dhe pa asnje lloj provokimi, ai pas pak minutash nxjerr një thikë dhe e qëllon në fyt.
Edhe me shokuese e ben ngjarjen fakti qe udhëtarët e tjere qëndrojne pa ndërhyrë — e njëri madje filmonte.
Brown u arrestua dhe tani përballet me akuza federale për vrasje në një sistem transporti publik — një akuzë kjo që mund t`i sjelle denimin me vdekje.
Episodi ngjalli debate te ashpra mbi sigurinë në transportin publik, mbrojtjen e refugjatëve dhe sistemin penal. Ish-presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë kanë kritikuar politikat e buta ndaj kriminelëve, duke kërkuar dënime më të rrepta.P
Familja e Iryna-s, e tronditur thellë nga kjo tragjedi, kërkon ndërhyrje sistemike për sigurimin e qytetarëve dhe te kerkojet llogari per mos-ndëshkimin e agresorëve me precedentë të meoarshem penale.
Iryna shkoi në Shtetet e Bashkuara për t’i shpetuar luftës, por gjeti nje fund, tragjik, në një vend që kishte shpresuar ta kthehej ne nje strehe te sigurte per te. Dhe momenti më i rëndë është kur as shteti, as njerëzit nuk reagojnë, duke lënë tmerrin të ndodhë në heshtje.

