KreuCelebrity

E largoi nga shtëpia, gruaja e Bruce Willis: Ja përse është më mirë që nuk jeton me ne!

E largoi nga shtëpia, gruaja e Bruce Willis: Ja përse është


Emma Heming i qëndroi pranë bashkëshortit të saj Bruce Willis gjatë periudhës më të vështirë të jetës së tij. Pasi aktori i famshëm u diagnostikua me demencë frontotemporale, bashkëshortja iu përkushtua plotësisht. Megjithatë, ndërsa sëmundja përparonte, ajo u detyrua ta shtronte yllin hollivudian në një strukturë ku ai mund të merrte kujdes 24-orësh. Bruce Willis nuk mund të flasë, të lexojë ose të ecë më, thotë ajo.

E largoi nga shtëpia, gruaja e Bruce Willis: Ja përse është

"Ishte një vendim i vështirë për ne, por ishte më i sigurti dhe më i miri. Jo vetëm për Bruce-in, por edhe për dy vajzat tona", tha Heming për "Good Morning America", duke prezantuar librin e saj "The Unexpected Journey: Finding Strength, Hope, and Yourself in the Caregiving Journey". Emma ka qenë gjithashtu e sinqertë në mediat sociale në lidhje me sfidat me të cilat u përball në përballimin e sëmundjes së burrit të saj.

Bruce Willis kërkon kujdes të vazhdueshëm. Vendimi për ta larguar atë nga familja padyshim që nuk ishte i lehtë për të dhe madje shkaktoi disa kritika. Emma, kete nuk e pranon. "Nuk ka asgjë për të cilën të debatohet. Tani e di që Bruce po merr 100% kujdesin më të mirë. Nevojat e tij plotësohen 100%, si dhe ato të dy vajzave tona të vogla, kështu që nuk do ta vë në dyshim këtë."

Ajo tha se e kishte parashikuar që një lëvizje e tillë do të tërhiqte kritika, por kjo ishte një arsye më shumë për ta ndarë historinë publikisht: "E dija dhe kjo është arsyeja pse hodha dritë mbi këtë, sepse ndiej se kujdestarët gjykohen. Kjo tregon se ndonjëherë njerëzit thjesht kanë një mendim në vend që ta përjetojnë vetë një eksperiencë të tillë."