KreuBusull

Shqipëria rrezikon të mos marrë pjesë në Eurovision, ja arsyeja!

 

Shqipëria mund të mos marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2026, për shkak të një krize të thellë financiare që ka goditur Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH).

Sipas menaxhmentit aktual, situata financiare është përshkruar si “katastrofike”, me borxhe dhe detyrime të mëdha që rëndojnë mbi institucionin. Bordi i ri drejtues është angazhuar në përpjekje intensive për të menaxhuar krizën dhe për të garantuar funksionimin normal të transmetuesit publik.

Pasiguria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision 2026 është reale, pasi çdo dështim për të përmbushur detyrimet financiare ndaj EBU-së mund të rrezikojë jo vetëm të drejtën për pjesëmarrje, por edhe marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të drejtat ndërkombëtare të transmetimit.

Menaxhmenti i RTSH-së pritet të rishikojë së shpejti situatën e borxheve të brendshme dhe të marrë masa konkrete për stabilizimin financiar, në përpjekje për të mos humbur një nga eventet më të rëndësishme të vitit për transmetuesin publik, pjesëmarrjen në Eurovision.