
Nga asambleja e PS, Edi Rama shpalli sot zgjedhjet e parakohshme per Bashkine e Tiranes. Ai tha se Ogerta Manastirliu do te jete kandidate e kesaj Bashkie nga radhet e Partise Socialiste.
Rama u ndal gjate edhe tek rasti i Erion Veliajt, duke kritikuar ashper menyren e arrestimit dhe gjykimit te kryebashkiakut. Por sipas tij Tirana nuk mund te prese me gjate pa nje kryetar ne zyre.
“Pas 7 muajsh Tirana nuk ka në zyrë as një kryetar bashkie të votuar dhe as të dënuar. Kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli të cilit i është bërë një gjyq i gjatë gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik në shkelje të hapur të ligjit dhe zakonit. Janë nxjerrë nga brenda në ato tezga edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial jo e jo. Eshtë shkelja më e hapur dhe më brutale në shpërdorim total të detyrës.
-
Habit Vjosa Osmani: Përndoqën dhe rrezikuan jetën e vajzave të mia...
11 Shtator, 09:55 -
Të gjithë presin qeverinë e re, Rama i befason me një tjetër lajm!
11 Shtator, 09:19


