
Moti i keq ka “prekur” edhe fluturimet për në Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.
Në faqen zyrtare të Aeroportit bëhet me dije se të paktën 11 fluturime mbërritjeje janë vonuar. Bëhet fjalë për mbërritjet e avionëve nga Perugia, Romë, Milano, Trieste, Viena, Parisi, Varshava, Tel Avivi, Kopenhagen, Frankfurt, Zyrih etj.
Ndërkohë janë anuluar dy fluturime për në Pescara dhe Hamburg.


