KreuBusull

Shfaqet këtë fundjavë për të parën herë në dekada, çfarë ndodh prej Hënës së Zezë të gushtit!

Shfaqet këtë fundjavë për të parën herë

“Hëna e zezë” është një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re dhe do të shfaqet këtë fundjavë. Në këtë periudhë, hëna pozicionohet pothuajse mes Tokës dhe Diellit: ana e ndriçuar përballet me Diellin, ndërsa ajo që kthehet nga Toka mbetet e zhytur në errësirë. Për këtë arsye, gjatë kësaj faze, hëna nuk është e dukshme në qiellin e natës.

Gjatë hënës së re, hemisfera e saj e ndriçuar është e kthyer përballë Diellit, ndërsa lindja dhe perëndimi ndodhin pothuajse në të njëjtën kohë me të, duke e bërë “të padukshme”. Për shkak të sinkronizimit gravitacional me Tokën, ne nga planeti ynë shohim gjithmonë të njëjtën anë të hënës.

Termi “hënë e zezë” nuk është zyrtar në astronomi, por përdoret për dy raste: kur në një muaj kalendarik shfaqen dy hëna të reja, ose kur në një stinë ka katër hëna të reja në vend të tre. Në këtë rast, e treta quhet “e zezë”.

“Hëna e zezë” e këtij viti është hëna e tretë e re e verës. Ndërsa e katërta do të ndodhë më 21 shtator, vetëm një ditë para ekuinoksit të vjeshtës në Hemisferën Veriore. Megjithëse fenomeni do të zhvillohet, ai nuk do të jetë i dukshëm, pasi pjesa e ndriçuar do të jetë e kthyer nga ana tjetër, duke e bërë të duket sikur hëna është zhdukur.

Kjo periudhë, megjithatë, krijon kushte ideale për të vëzhguar yjet, sidomos tani që shiu spektakolar i meteorëve Perseid ka arritur kulmin dhe do të vazhdojë deri më 24 gusht.

“Hëna e zezë” e ardhshme do të ndodhë më 31 gusht 2027, kur dy hëna të reja do të përkojnë brenda të njëjtit muaj.