KreuBusull

Ambasadori amerikan në Itali preferoi jahtin personal në vend të vilës zyrtare! Udhëtonte me helikopter drejt takimeve

Ambasadori amerikan në Itali preferoi jahtin personal në vend të
Tilman Fertitta, miliarder nga Teksasi dhe ambasadori i ri i SHBA-së në Itali, zgjodhi të mos jetojë menjëherë në rezidencën zyrtare Villa Taverna në Romë. Arsyeja? Vila po i nënshtrohej disa rinovimeve në hapësirat për familjen dhe, mesa duket, nuk përmbushte pritshmëritë e tij.

Për rreth tre javë e gjysmë, Fertitta qëndroi në jahtin e tij luksoz prej 150 milionë dollarësh, të quajtur “Boardwalk”, i cili është 77 metra i gjatë dhe i pajisur me 12 dhoma gjumi, 15 banja, një pishinë mozaiku, gjashtë bare dhe një pistë për helikopterë. Pikërisht përmes helikopterit, ai thuhet se ka udhëtuar drejt takimeve zyrtare, çka ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa banorëve lokalë.

Zëdhënësi i kompanisë së Fertittas konfirmoi se të gjitha shpenzimet për përmirësimet në vilë janë mbuluar nga vetë ambasadori dhe se nuk është prekur asnjë element historik i ndërtesës, e cila daton nga shekulli XV dhe shërben si rezidencë e ambasadorëve amerikanë që nga viti 1933.

Më 10 korrik, Fertitta u transferua më në fund në Villa Taverna. Aty priti disa ditë më pas kryeministren italiane Giorgia Meloni në një event me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në të njëjtën kohë, ai prezantoi edhe një koleksion të ri arti amerikan, në bashkëpunim me programin “Art in Embassies”, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe artit si ura lidhëse mes kombeve.