KreuBusull

Trump firmos urdhër për largimin e të pastrehëve nga rrugët

Trump firmos urdhër për largimin e të pastrehëve nga
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lehtëson largimin e të pastrehëve nga rrugët dhe vendosjen e tyre në qendra trajtimi për shëndetin mendor dhe varësinë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri i jep Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi detyrën për të sfiduar vendime gjyqësore ekzistuese që, sipas administratës, pengojnë ndërhyrjen ndaj atyre që përbëjnë rrezik për veten ose të tjerët.

Urdhri parashikon edhe fonde federale për qytetet dhe shtetet që ndalojnë kampimin e paligjshëm dhe përdorimin e drogës në hapësira publike. Qëllimi, sipas zyrtarëve, është rritja e sigurisë publike dhe ndihma për më të prekurit nga varësia dhe sëmundjet mendore.