KreuBusull

Avioni me 49 persona në bord rrëzohet në Rusi

Avioni me 49 persona në bord rrëzohet në Rusi
Një tragjedi ka ndodhur në Rusi, në rajonin Amur, një avion pasagjerësh u rrëzua dhe mendohet se 49 personat që ishin në bord kanë humbur jetën.

Dyshohet se shkaku mund të jetë gabim i ekuipazhit ose një defekt teknik.

“Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të aeroplanit.

Shpëtuesit po përpiqen të arrijnë në vendin e incidentit”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Deri më tani, helikopteri me shpëtimtarët nuk ka arritur të ulet në zonën e rrëzimit, ku ka shpërthyer një zjarr.

Kujtojmë që aeroplani i pasagjerëve An-24 që fluturonte nga Blagoveshchensk në aeroportin Tida u zhduk nga radari këtë të enjte.