Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës Shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pasnjë ndërhyrjeje në zemër në një spital në Gjermani.
Artan Lame me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës lindi në vitin 1967.
Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.
Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.



















