Një ngjarje e jashtëzakonshme ka habitur mjekët dhe njerëzitë: një grua 33-vjeçare në SHBA, e quajtur Brianna Lafferty, ka rrëfyer se ka përjetuar vdekjen – dhe është rikthyer në jetë pas tetë minutash pa puls, pa frymëmarrje dhe pa aktivitet trunor.
Sipas Daily Mail, Brianna vuante nga një sëmundje e rrallë neurologjike e quajtur mioklonus distoni, e cila shkakton spazma të pavullnetshme dhe ndërprerje të funksioneve jetësore. Pas një krize të rëndë, ajo u shpall klinikisht e vdekur - por në mënyrë të pabesueshme, u rikthye në jetë.
“Vdekja është një iluzion,” tha ajo. “Shpirti ynë nuk vdes kurrë. Vetëdija mbetet gjallë. Ajo që jemi, thjesht transformohet.”
Ajo e përshkruan përvojën si jashtëzakonisht të qetë dhe të kthjellët:
“Nuk kishte dhimbje, vetëm një ndjesi thellësisht paqësore. Nuk e ndjeja më trupin tim, por isha më e vetëdijshme se kurrë më parë.”
Pas rikthimit në jetë, Brianna u përball me një tjetër sfidë: duhej të mësonte sërish të ecte dhe të fliste. Megjithatë, përvoja pranë vdekjes e la me një ndjesi të thellë shpirtërore dhe me një mesazh për të gjithë: jeta nuk përfundon me trupin.
Sipas shkencës, përvoja pranë vdekjes (NDE) mund të lidhet me aktivitetin e trurit pas ndalimit të zemrës, që mund të shkaktojë vizione dhe ndjesi të forta. Por rrëfimi i Briannës lë hapësirë për reflektim — dhe për besimtarët, përforcon idenë e jetës përtej vdekjes.



















