KreuBusull

Julia Roberts dhe Cameron Diaz rikthehen në ekran me vazhdimin e filmit ikonik

Julia Roberts dhe Cameron Diaz rikthehen në ekran me vazhdimin e filmit
Një nga filmat më të dashur të viteve '90, “My Best Friend’s Wedding”, pritet të rikthehet me një vazhdim të shumëpritur.

Filmi origjinal, me protagoniste Julia Roberts dhe Cameron Diaz, debutoi në vitin 1997 dhe u shndërrua shpejt në një sukses të madh, duke u kthyer sot në një klasik të komedisë romantike.

Në versionin e parë, Roberts dhe Dermot Mulroney luanin rolet e Julianne dhe Michael, dy miq të ngushtë që bënin një marrëveshje: nëse nuk ishin martuar deri në moshën 28-vjeçare, do të martoheshin me njëri-tjetrin. Por kur Michael fejohet me personazhin e luajtur nga Diaz, Julianne ka vetëm katër ditë kohë për të ndaluar dasmën.

Tani, Celine Song - regjisore e nominuar për Oscar për filmin “Past Lives” - është angazhuar nga Sony për të shkruar vazhdimin e filmit.

Ky rikthim i yjeve të Hollywood-it në një prej roleve më të dashura të tyre ka ngjallur entuziazëm te fansat e zhanrit.