KreuBusull

Sot, 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës!

5-shtatori shënon 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 5 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo gjatë gjithë jetës së saj u kujdes për njerëzit që ishin në nevojë.

Në moshën 18-vjeçare, ajo iu bashkua manastirit irlandez, ku prej aty mori emrin Motra Mari Tereza. Pas disa muajsh ajo nisi misionin e saj në Kalkuta në Indi, ku prej aty u quajt Shën Nënë Tereza. Ajo u kujdes për të varfrit dhe dha mësim për vajzat në shkollën e Shën Marisë.

Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’iu shërbyer më të varfërve të të varfërve. Sipas rrëfimëve, pothuajse 20 vjet më vonë teksa ndodhej në një tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfërit, dhe e ndoqi misionin e saj deri në fund të jetës. Nëse Nënë Tereza do të ishte gjallë, ajo do të mbushte 115 vjeçe sot.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.