KreuBusull

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit! Rama: Spahiu n/kryetare, ja kush drejton Grupin Parlamentar!

 

Niko Peleshi do te jete kryetari i ri i Kuvendit. Ndersa Klodiana Spahiu, nenkryetare. Lajmi u dha nga Edi Rama sot ne mbledhjen e Asamblese se PS.

Ai shtoi se drejtimin e Grupit Parlamentar do ta marre Taulant Balla.

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit.

Zv/ kryeministre, Belinda Balluku si edhe ministre e Infrastrukturës

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla

Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Ministre e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali

Ministër i Financave, Petrit Malaj

Ministër Turizmi, Blendi Gonxhja

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro

Ministria e Shëndetësisë, Evis Sala

Ministre e Ekonomisë, Delina Ibrahimi

Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministër i Bujqësisë Andis Salla

Ministër për Marrëdhënie me Parlamentin, Toni Gogu