KreuCelebrity

"Djalin e bëmë përmes IVF...", rrëfimi i sinqertë i Emina Cunmulajt për familjen e saj!

 

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj ka qenë e ftuar ditën e djeshme në podcastin e Orinda Hutës, ku ka folur për shumë çështje personale. Ndër të tjera Emina ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit të saj të tretë, duke zbuluar se ajo shtatzëni nuk ishte e zakonshme, por e realizuar përmes procesit IVF.

“E ndjeva që edhe e treta do të ishte vajzë dhe i thashë burrit të bëjmë IVF për të zgjedhur gjininë. Ai në fillim tha se nuk e di… por një natë vendosi: do ta provojmë. Ia lamë në dorë Zotit. Nëse ishte e shkruar, do të ndodhte,” – tregoi Emina.

Pas ardhjes në jetë të dy vajzave të saj, për fëmijën e tretë kishte dëshirë të ishte djalë.

“Djali i tretë nuk ishte një shtatzëni normale. Djalin e kemi bërë përmes IVF. Unë nuk kam pasur probleme më parë, por e ndjeva se edhe e treta do të ishte vajzë. I thashë burrit të bënim IVF që të zgjidhnim gjininë. Në fillim ai ishte i pasigurt dhe më thoshte: ‘Nuk e di…’. Por unë doja djalë dhe edhe ai donte djalë. Një natë më tha: ‘Do ta provojmë’. Ia lamë në dorë Zotit – nëse ishte shkruar, do të ndodhte. IVF ka qenë shumë e vështirë, sidomos injeksionet, të cilat unë nuk i duroja dot. U bëra nervoze, por në fund fituam: nga 5 embrionë, 3 ishin djem dhe 2 vajza. Vetëm një doli i shëndetshëm dhe ai ishte djali ynë.”