KreuCelebrity

“Lum ata që i kanë…” Bes Kallaku emocionon me mesazhin prekës për prindërit!

“Lum ata që i kanë…” Bes Kallaku emocionon me

Aktori dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku vijon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, jo vetëm për projektet artistike, por edhe për postimet e tij plot ndjenjë.

Pak orë më parë, ai ndau me ndjekësit disa imazhe të prindërve, duke i shoqëruar me fjalë që prekën zemrat e të gjithëve. “Bibla. Mateu 19:19: ‘Ndero atin tënd dhe nënën tënde…’ Lum ata që i kanë. Zoti ju ruajt dhe i paçi me jetë edhe Ju! Prindërit tanë kënaqen me pak, por ajo pak për ta është shumë,” – shkroi ai.

Ky mesazh i sinqertë ka prekur mijëra fansa, të cilët kanë reaguar menjëherë me komente mirënjohjeje dhe respekti. Shumë prej tyre kanë vlerësuar lidhjen e fortë të Besit me familjen, duke theksuar se ky është një shembull që duhet ndjekur.

https://www.instagram.com/reel/DOf4ZzJiIK5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=67e4d9ae-7f8d-403a-bb47-f2cfd4f5c296