Anila Bisha ka treguar të vërtetën pas imazhit të Diellës, ministres virtuale që nga ekrani ka një ngjashmëri të frikshme me aktoren.
“Imazhi i e-Albania jam unë. Edhe zëri. Me dakordësi, imazhi është përdorur për t’u bërë avatar dhe mbaron në dhjetor të vitit 2025,”- shprehet aktorja për Zoom.al.
Nevoja për një konfirmim nga aktorja erdhi pas diskutimeve publike që pasuan një deklaratë të drejtuesit të agjencisë së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. I ftuar te “Aldo Morning Show”, Kaso me hezitim nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse imazhi i Anila Bishës ishte përdorur për figurën e Diellës.

Në një reagim ekskuziv për Zoom.al, Bisha thotë se ngjan me Diellën, pasi është ajo vetë. Aktorja dhe ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike thotë se ka rënë dakord me qeverinë për të drejtën e imazhit.
