
“Shqiptarë me Zemër” kjo do të jetë rubrika jonë më e re në platformën tonë YouTube ku do të sjellim personazhe me kombësi të ndryshme të cilët kanë zgjedhur si vendin e tyre të jetës dhe të zemrës, Shqipërinë.
Nuk dinte shqip, nuk njihte njeri dhe u dashurua me një shqiptar, kjo është historia e Oksanës, e cila zgjodhi karrierën dhe dashurinë në Shqipëri 13 vite më parë duke lënë pas Ukrainën.
Si ndjehesh duke jetuar në Shqipëri?
Ndihem shumë e lumtur dhe me fat realisht, sepse kur kam ardhur për herë të parë këtu, si të gjithë kam folur mitet për shqiptarët, jo aty është tmerrshëm, frikshëm, obobo ku po shkon a e ke parë çfarë bëhet atje. Shqipëria të bën për vete. Njerëzit të bëjnë për vete, biles mund ta them që shqiptarët duan të huajt më shumë se shqiptarët.
Çfarë të pëlqen më shumë këtu?
Më pëlqejnë njerëzit e qetë, më pëlqen që të gjithë e marrin me qetësi. Unë në fakt këtë po e mësoj avash avash, gjithmonë jam njeri i programuar, çdo gjë e bëj me agjent, ndërsa shqiptarët “hë mi çke ti, mos e vrit mendjen.” Duhet ta mësoj pak këtë pjesë, sepse realisht stresohemi ndonjëherë më shumë se ç’duhet dhe duhet të mësohemi të jemi dhe ne me slow motion, ta marrim pak me qetësi.
View this post on Instagram
